E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gëzim Kruja, aktori i mbi një mijë roleve në skenë, Mjeshtri i Madh la gjurmë në estradën shqiptare

Sot mbushen tre vite prej ndarjes nga jeta të mjeshtrit të madh, Gëzim Kruja. Ai la gjurmët e tij në interpretimin e mbi njëmijë roleve në skeçe të ndryshme. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë akoma sot i kanë kujtimet e freskëta me të.

Kjo intervistë radiofonike e shumë viteve më parë dhënë gazetarit, Adrian Hoti na kujton të madhin e skenës dhe estradës së Shkodrës, Gëzim Krujën në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Gjurmët që i la në humorin shqiptar mbeten ende sot të gjalla tek gjithsecili prej nesh por më shumë tek miqtë e kolegët e tij, me të cilët bashkëpunoi për shumë vite me radhë.

Kujtimet me Gëzim Krujën i kanë të freskëta ende sot e kësaj dite.

Gëzim Kruja do të spikaste me rolet e tij të shumta në skenë, jo vetëm si aktor por edhe si autor i shumë komedive, recitaleve apo librave gazmor. Në karrierën e tij mbi gjysëm shekullore, ai do të luante mbi njëmijë role në skeçe të ndryshme.

Gazetare: Ornela Ceka

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›