E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gezim per vdekjen e Bin Ladenit - Kritike per deklaraten e kancelares Merkel

Jam e gezuar qe u arrit te vritet Bin Laden hellip - Kjo fjali e kancelares ngjalli shume kritika jo vetem ne radhet e opozites por edhe tek kishat e madje edhe ne mesin e kristiandemokrateve.

Kryetarja e grupit parlamentar te ekologjisteve gjermane ne Bundestag Renate Kuumlnast u shpreh keshtu per deklaraten e Angela Merkelit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Politikania e gjelber gjermane Renate Knast. bdquoNe nje shtet ligjor nje kancelare si perfaqesuese e nje vendi nuk mund te shprehe kenaqesi per nje vrasje edhe kur behet fjale per nje kriminel. Kjo thjesht nuk eshte me vend.

Opozita kjo nuk eshte e mundur ne nje shtet ligjor

Politikania tjeter e gjelber Katrin Goumlring-Eckhardt e cila si drejtuese e Sinodes mban edhe postin me te larte drejtues te Kishes Protestante ne Gjermani citohet me keto fjale nga gazeta Berliner Zeitung bdquoSi e krishtere mund te them vetem se nuk ka asnje arsye per tu gezuar kur dikush vritet me qellim.

Zevendeskryetari i grupit parlamentar te partise me te madhe opozitare socialdemokrati dhe njohesi i SHBA-se Gernot Erler tha

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendeskryetari i grupit parlamentar te Partise Socialdemokrate Gernot Erler. bdquoMund te shprehesh mirekuptim per gezimin e viktimave dhe te vendit te viktimave Ameriken. Por te shprehesh vete gezim kete nuk e kuptoj dot.

Kritike edhe nga partia e saj CDU

Mirekuptimi mungon edhe tek disa ne radhet e kristiandemokrateve te Merkelit. Zevendeskryetarja e grupit parlamentar Ingrid Fischbach tha per Berliner Zeitung Nga kendveshtrimi i krishtere nuk eshte e pershtatshme te shprehesh gezim per vrasjen me qellim te nje njeriu dhe per vdekjen e tij. Kristiandemokrati Thomas Doumlrflinger ashtu si Fischbach anetar i komitetit qendror te katolikeve gjermane plotesoi se ndjen lehtesim qe Ossama Bin Laden nuk mund te shkaktoje me fatkeqesi por jo patjeter gezim.

Mjaft qarte u distancua nga kancelarja Merkel ipeshkvi katolik i ushtrise Franz-Josef Overbeck. Per grupin e gazetave WAZ ne Essen ai u shpreh

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ipeshkvi Franz-Josef Overbeck. bdquoVdekja e cdo njeriu nuk eshte kurre arsye per gezim aq me pak kur e themi kete si te krishtere. Pekundrazi per cdo njeri vlen nje vdekje eshte gjithnje nje fund ku i lutemi Zotit per falje dhe meshire.

Edhe nga Kisha Protestante se ciles i perket kancelarja Merkel pati kritike. Kryetari i Kishes Protestante ne Gjermani Nikolaus Schneider u shpreh per sherbimin evangjelist te shtypit se vdekja e nje njeriu nuk mund te lidhet me ndjenjen e gezimit.

Meqenese partia Kristiandemokrate CDU e Merkelit merr vecanerisht shume vota nga te krishteret ne zgjedhje kjo kritike nga Kishat nuk eshte e parrezikshme per kancelaren.

Autor Peter Stuumltzle / Eliana Xhani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›