E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zensus 2011 - Gjermanet dhe raporti i tyre ndaj numerimit te popullsise

Gjermania eshte ribashkuar para 20 vitesh. Por sa njerez jetojne ne Lindje e sa ne Perendim te vendit cfare shkollash kane kryer dhe sa te medha jane banesat e tyre Pergjigjet ne keto pyetje nuk i di gati askush sepse regjistrimi i fundit eshte bere ne Gjermanine Lindore ne vitin 1981 ndersa ne Gjermanine Perendimore me 1987. Qindra mijera banore te Gjermanise Perendimore e kane bojkotuar ne ate kohe regjistrimin nga frika e keqperdorimit te te dhenave. Kritiket e regjistrimit jane mbeshtetur edhe nga disa parti politike. Politikani ekologjist Christian Stroumlbele ne maj te vitit 1987 deklaronte Me ligjin me te ri qytetaret kurrsesi nuk jane te sigurte qe te dhenat e tyre do te mbeten sekrete.

Para regjistrimit te vitit 1987 ka pasur nje grindje disavjecare

Qindra iniciativa qytetaresh u themeluan ne vitin 1983 kur eshte dashur te filloje regjistrimi. Gjykata Kushtetuese e ka njohur ne te njejtin vit te drejten elementare per vetvendosje ne lidhje me informatat personale. Refuzimi ne shkalle te gjere i regjistrimit me siguri qe ka te beje me gjendjen e krijuar ne ate kohe por ka te beje edhe me traumat historike nazistet e kane kryer me aq sukses fushaten sistematike kunder hebrenjeve vetem duke i falenderuar te dhenave te sakta te regjistrimit te viteve 30-te.

b

Frika nga regjistrimi eshte sot me e vogel - ne vecanti tek rinia. Sipas nje sondazhi te fundit 3/4 e te rinjve te moshes 18 deri 29 vjec e mbeshtesin regjistrimin i cili duhet te filloje me 9 maj. Prej kesaj dite do te filloje mbledhja e te dhenave strukturore shpjegon kryetari i Zyres Federale te Statistikave Roderich Egeler. Te dhenat per cenzusin jane baze per vendimet politike dhe ekonomike ne federate lande dhe komuna. Le te shikojme rendesine e te dhenave te banoreve per shperndarjen e mjeteve financiare te landeve dhe komunave. Nderkohe qe ndarja e rretheve te votimeve eshte nje shembull tjeter i rendesise se cenzusit.

Numerimi nuk do i perfshjije te gjithe

Por jo te gjithe 82 milione gjermanet kane te bejne me cenzusin. 80.000 intervistues do te anketojne rreth 8 milione banore te zgjedhur rastesisht lidhur me moshen gjinine dhe vendbanimin e tyre. Pjesemarrja nuk eshte edhe krejt vullnetare. Ata qe refuzojne duhet te presin denime. Te dhenat per miliona te tjere banoresh do te merren nga regjistrat civile te komunave dhe nga Agjencia e Punes. Nje formular i posacem duhet te plotesohet edhe per te ashtuquajturat fusha te vecanta.

Annette Pfeiffer nga Zyra Federale e Statistikave shpjegon se per cfare eshte fjala. Fushat e vecanta kane te bejne me vendbanimet e perbashketa konviktet e studenteve shtepite e te moshuarve si dhe burgjet dhe repartet e psikiatrise. Ne e dime qe keto te dhena nuk jane teper te sigurta por mund te perdoren si baze per te vleresuar numrin e banoreve.

b

Grupi i trete ka te beje me pronaret e shtepive dhe banesave. Edhe ata duhet te plotesojne nje formular sepse aktualisht ka pak te dhena per gjendjen e vendbanimit ne Gjermani. Keto te dhena jane te rendesishme per te ditur se cilat jane nevojat e furnizimit me uje apo me kopshte per femije ne nje qytet. Regjistrimi eshte pergatitur ne dhjete vitet e fundit ndersa ne prill ka nisur nje fushate ne media per shpjegimin e procesit.

Kritikat kesaj radhe nuk jane te teperta

Nje ankese ne Gjykaten Kushtetuese nuk eshte pranuar shpjegon perfaqesuesi i saj Michael Ebeling. Te dhenat nuk do te jene anonime per kater vite me radhe keshtu thuhet me ligj. Ne rastet e vecanta kjo zgjate madje deri ne gjashte vite. Mendoj se eshte teper e rrezikshme sikur te dhenat te jene publike vetem per disa dite.

Gjermanet megjithate duhet te mesohen me regjistrimet. Sipas ligjeve te BE-se regjistrimet duhet te behen cdo 10 vjet qe eshte nje standard edhe ne Kombet e Bashkuara. Roderich Egeler e mbeshtete nje rregull te tille. Pas cenzusit eshte tani para cenzusit. Ne do te gjendemi ne ritmin e duhur vetem kur te shikojme zhvillimet demografike ne vendin tone qe eshte shume e rendesishme per te ditur se ne cdrejtim po shkojme.

Rezultatet e regjistrimit nuk do te dihen para fundit te vitit 2012. Llogaritet qe ky proces deri atehere do te kushtoje 710 milione euro.

Kay-Alexander Scholz

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›