E Diel, 1 Nëntor 2026

Parimisht hapje por edhe mbrojtje me e mire e kufijve - Komisioni i BE-se do te ruaje sistemin Shengen

Komisionerja e BE-se per politiken e brendshme Cecilia Malmstroumlm e sheh politiken e BE-se per azilin dhe migracionin para nje sprove. Sipas komisioneres Evropa vertet nuk ndodhet para nje fluksi refugjatesh me permasa biblike sic eshte shprehur ministri i Jashtem italian Franco Frattini. Por Malmstroumlm eshte e vetedijshme se frika nga flukset e pakontrolluara te imigranteve eshte ne rritje dhe po shfrytezohet nga populistet e djathte. Megjithate shtimi i mbrojtjes se kufijve nuk mjafton mendon ajo.

bdquoDokumenti i Komisionit te BE-se trajton gjeresisht ceshtjet e migracionit pasi ato jane pjese e problemit nuk mund te kete politike vizash pa nje sigurim efektiv te kufijve. Problemi i migracionit te paligjshem nuk mund te zgjidhet nese nuk kemi nje politike te arsyeshme kthimi dhe pranimi. Pa nje politike te drejte dhe eficiente azili nuk mund te ofrojme mbrojtje nderkombetare. Migracioni i ligjshem nuk mund te kete sukses pa mbeshtetjen e integrimit.

Por BE eshte ende shume larg objektivit per nje politike te njesuar azili dhe migracioni. Kohet e fundit madje duket se shtetet e vecanta kerkojne ti zgjidhin vete problemet. Kur Italia pak jave me pare u dha dokumente qendrimi refugjateve afrikanoveriore vendi fqinje Franca ndaloi ne kufi trenat nga Italia per te ndalur imigrantet. Nderkohe sipas marreveshjesh Shengen kontrollet rutine ne kufi nuk parashikohen thuajse ne te gjitha shtetet e BE-se. Sistemi Shengen nuk duhet ne asnje menyre te minohet tha Malmstroumlm.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisionerja e BE-se per politiken e brendshme Cecilia Malmstrm. bdquoShengen eshte nje arritje e mrekullueshme te cilen duhen ta mbrojme. Ajo natyrisht mund te permiresohet permes nje vleresimi praktikimi dhe zbatimi me te mire. Ne do te shqyrtojme mundesine e futjes se nje mekanizmi pezullimi. Por ai duhet te kushtezohet nga rregulla te rrepta dhe te vezhgohet ne nivel evropian.

Edhe deri tani nje shtet anetar mund te kryeje perkohesisht kontrolle ne pjese te caktuara kufiri kur konsideron te rrezikuar rendin publik per shembull per te penguar hyrjen e huliganeve te futbollit perpara nje ndeshjeje te rendesishme. Vendimi se kur eshte i rrezikuar rendi merret nga shteti perkates. Nese do te hynte ne fuqi nje mekanizem i ri per pezullimin e Shengenit Malmstroumlm kerkon qe vendimi te merret ne nivel evropian. Ndryshimi i rregullave te Shengenit duhej te miratohej nga keshilli i vendeve anetare dhe nga parlamenti evropian. Nje procedure e tille konsiderohet e gjate dhe e komplikuar pikerisht pasi sistemi Shengen eshte nje pjese qendrore e integrimit evropian.

Malmstroumlm kerkon vertet edhe forcimin e ruajtjes se kufijve te jashtem te BE-se. Por pikerisht ne lidhje me refugjatet afrikanoveriore per te eshte e rendesishme nje qendrim ne parim i hapur i Evropes

bdquoKufij te sigurte nuk do te thote qe ne ta kthejne Evropen ne nje fortese. Duhet te jete gjithnje e mundur qe njerezit te kerkojne mbrojtje ne BE. Ne gjithashtu duhet ta mbajme te hapur BE-ne per migracionin e punes per te cilin kemi shume nevoje. Migrantet japin nje kontribut te rendesishem per ekonomine dhe kulturen evropiane. Ata krijojne vende te reja pune sjellin ide te reja dhe novacione. Ata kontribuojne per mbylljen e boshlleqeve ne tregun e punes te cilat ne nuk i mbyllin dot vete. Ata gjithashtu ndihmojne te perballim sfidat e zhvillimit demografik te shoqerive tona.

Javen e ardhshme ne Bruksel mblidhet nje keshill i posacem i ministrave te brendshem. Ministrat e vendeve te BE-se do te diskutojne rreth ideve te komisioneres Malmstroumlm.

Autor Christoph Hasselbach / Eliana Xhani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›