Gezuar Vitin e Ri nje urim nga Levizja VETVENDOSJE
Prishtine 1 Janar 2011 NOA - Levizja VETVENDOSJE te gjithe qytetareve te Kosoves si dhe shqiptareve kudo qe ndodhen ua uron Vitin e Ri.
Permes nje mesazhi shperndare ne media Levizja VETVENDOSJE thote se Kosova deri sot ka kaluar shume nderrime motmotesh. Por secili vit i ri ka qene po aq i vjeter sa te meparshmit.
Njerezit kane festuar per shkak te tradites por gjithmone me pasigurine e te nesermes dhe plot halle ne koke - veren Levizja VETVENDOSJE
Ajo vecon se per cdo vit te ri njerezit kane shpresuar per jete me mireqenie dhe shtet me te drejte. Por cdo vit i ri i ka sjelle me vete problemet e mocme.
Kurse konstaton se viti i ri nuk i ka lene prapa varferine papunesine keqshkollimin shendetesine e rrenuar ndarjen.
Nga ana tjeter shpreh urimin qe viti i ri 2011 le te jete jo vec vit i shpresave por mbi te gjitha vit i bashkimit ne perpjekje.
Kurse ne fund ben thirrje Per nje Kosove pa hajni e korrupsion. Per nje Kosove te forte per shtet te se drejtes e sovranitetit per shoqeri te mireqenies e dinjitetit.
a.b/NOA