"Gëzuar ditëlindjen Monro!"
Në këtë galeri janë publikuar disa prej fotove (18 copë) të zbuluara prej revistës "Life". Merlin Monro, e cila vdiq në vitin 1962, më 1 qershor do të kishte mbushur plot 83 vjeçe. Fotografitë e papublikuara më parë janë pjesë e një shërbimi të realizuar në 1952-shin, në fillim të karrierës së saj
Ka qenë dhe mbetet një prej femrave më të bukura të botës, madje edhe sot në mijëvjeçarin e tretë, kur standardet estetike kanë ndryshuar rrënjësisht nga ato forma të rrumbullakosura të cilat vlerësoheshin jashtëzakonisht në vitet ‘50, ajo vazhdon të ndriçojë dhe të jetë ikonë e feminilitetit dhe sensualitetit, simboli i joshjes. Jeta e saj është e famshme po aq sa filmat, pothuajse një përrallë tragjike, skenari perfekt për një melodramë që të bën të lotosh. Por historia e saj është e vërtetë.
Nëse Merilin Monro do të ishte ende gjallë, do të kishte festuar më 1 qershor përvjetorin e 83-të të ditëlindjes. Megjithatë, ditëlindja e saj nuk është harruar kurrë, pavarësisht se seks-simboli i shekullit XX ka 47 vjet që është ndarë nga jeta.
Jeta e Merlinit është ditari i një udhëtimi të trishtuar, i cili, pavarësisht vlerave ekzagjeruese që i dha më pas Hollivudi (dhe ajo i pranoi në qetësi), e shndërroi në një Hirushe, duke i dhënë një fund shumë të hidhur e të bujshëm. Admiruesit e saj, që janë të shumtë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë organizuar festa e u kanë kërkuar këngë në nder të saj radio stacioneve lokale, por mbi të gjithë kanë klikuar në faqen zyrtare të revistës "Life", pasi kjo e fundit ka festuar përvjetorin duke hedhur në internet disa fotografi të aktores, të papublikuara më parë.
"Ramë në gjurmët e këtyre fotove krejt rastësisht, ndërsa po punonim për dixhitalizimin e arkivit tonë", ka shpjeguar Deuini Ualton, zëvendësdrejtoresha e "Life. com". Në këtë sajt gjenden plot 7 milionë fotografi, prej të cilave 15 janë të Merlinit. Biondja bukuroshe ka pozuar gjatë viteve ‘80. "Kur pashë ato fotografi të Merlinit, u magjepsa nga pamja e saj e pazakontë", ka shtuar Ualton. "Në krahasim me fotot e tjera, dukej shumë e pafajshme, por sërish bukuria ishte e para që të binte në sy".
Këto foto të Merlinit u shkrepën në 1950-ën nga Ed Klark, fotografi që punonte në atë kohë për revistën "Life". Ai shpresonte që njëra prej këtyre fotografive të përzgjidhje mes shumë të tjerave për kopertinën e revistës (në fakt aktorja duhej të priste dhe dy vjet për ta pasur atë nder, pra të dilte në faqet e para të revistave më të famshme).
Në atë moment, Merlini ishte ende një vajzë e thjeshtë. Publiku nuk e njihte. Kishte luajtur vetëm disa role të vogla në filma. Në jetën e saj nuk kishin hyrë ende as Xhon Kenedi, e as burrat e famshëm të cilët shijonin famën së bashku me të. Merlinit i kishin ofruar një rol jo shumë të rëndësishëm në filmin "The asphalt jungle".
"Shkova për ta fotografuar, sepse studioja e prodhimit më tha se ishte një ‘domate e nxehtë‘", është shprehur më pas Klark, që së bashku me aktoren shkuan në parkun "Griffith". Aty, në atë park u shkrepën edhe këto fotografi romantike dhe "të sheqerosura".
Monro ishte vetëm 24 vjeçe dhe kishte një buzëqeshje të ëmbël, paqësore. Në njërën prej fotove Merlin është mbështetur pas një peme dhe ka veshur një këmishë me inicialet e saj. Në një tjetër qëndron ulur mbi një stol, ndërsa lexon dorëshkrimin e një filmi.
Fotografitë janë shumë ndryshe nga ato provokueset që jemi mësuar të shohim zakonisht, janë agresive dhe e shfaqin të tjetërsuar imazhin e mitit.
Pas punës së Klarkut në "Griffith Park", aktorja filloi të kishte sukses dhe të ishte në qendër të vëmendjes si nga bota e spektaklit, ashtu edhe nga ajo e politikës. Pikërisht, gjatë asaj kohe (kur Merlini kishte arritur majat e suksesit), Hiuxh Hefner, themeluesi i "Playboy"-t, vendosi të përdorte buzëqeshjen dhe trupin e saj nudo për numrin e parë të revistës, që më pas do të revoluciononte erotizmin dhe do të shenjtëronte rolin e Monrosë, deri te vdekja tragjike e saj.
"Hollivudi është vendi ku të paguajnë 1000 dollarë për një puthje dhe 50 për shpirtin tënd", thoshte Merlin. "Unë e kam refuzuar shpesh ofertën e parë, por kam pranuar gjithmonë 50 centët".