Femra të "lindura" nga druri
Pas një pune 13-vjeçare në studio ka vendosur që veprat t‘ia prezantojë edhe publikut. Skulptori Hamza Halili i ka ekspozuar veprat në galerinë modeste "Ibrahim Kodra" në Ministrinë e Kulturës. Janë 46, kryesisht të kohëve të fundit, por edhe ndonjë e krijimtarisë së mëparshme. Përveç individualitetit artistik të Halilit, materialet me të cilat janë punuar i bëjnë edhe më të veçanta. Skulpturat e gdhendura në dru i mëshojnë më shumë syrit të kuriozit. Më tej, në përmasa edhe më të vogla vijnë krijimet në gur dhe mermer. Për të është ekspozita e tretë pas viteve ‘90. Më parë ka qenë i pranishëm në një sërë ekspozitash kolektive. "Këto janë vepra të kohëve të fundit. Kam më shumë se 40 vjet që krijime të tilla më bëjnë protagonist në jetën artistike. Kjo ndoshta mund të jetë një ekspozitë përmbyllëse", shprehet Halili. Nuk i pëlqen të flasë shumë për punët e tij. Ndërsa shprehet se do që secili të "lexojë" një histori të vetën teksa kalon nga një skulpturë te tjetra. Për këtë arsye nuk u ka vënë as diçitura. "Është një frymëzim në një moment të caktuar që vendos se çfarë forme do të marrë, druri, guri apo mermeri. Çdo njeri i shikon dhe interpreton sipas përjetimeve të tij", shprehet artisti.
Mes tyre gjen abstraksione, figura të gdhendura të traditës kombëtare, portrete historike si Skënderbeu, për të cilin ka krijuar ndoshta veprën më të vogël në miniaturë të heroit, gjen Naim Frashërin, Adem Jasharin, sopranon Tefta Tashko Koço, por edhe shprehje të lira artistike. Femra zotëron një pjesë të mirë të krijimtarisë së prezantuar. Që nga portretet e gdhendura natyrshëm, deri te skulptura në të cilat Halili përjetëson edhe fenomene shqiptare. E tillë është një skulpturë në dru, një femër e kërrusur nga një ngarkesë e rëndë në shpinë. "Është një realitet i dikurshëm i yni. Unë e kam vënë simbolikisht këtë ngarkesë, por në të vërtetë gratë mbanin barra të tëra drush mbi shpinë në zonat verilindore. Nga varfëria apo edhe për forcë zakoni. Kjo mua më ka krijuar shumë dhimbje", tregon ai, duke kaluar në një tjetër portret femre. Është krijuar para viteve ‘90. Është silueta e një femre (nënë, bashkëshorte, motre) ulur mbi një kodër. Ia ka kushtuar dhimbjes së emigrimit, i njohur që herët në historinë shqiptare. Një paralele të kësaj vepre për ditët e sotme e gjen të gdhendur në gur, por ajo vjen pak më abstrakte. Skulptori ia ka kushtuar tragjedisë së Otrantos. Të dyja i bashkon fenomeni i emigrimit. Ndërsa më tej qëndron një trung-femër në përmasën e njeriut. Një figurë mjaft seksuale, e krijuar rastësisht. Pjesa e pasme e saj i ruan ende gjurmët e mëparshme. Është një zgavër trungu e djegur. "Figura e femrës është parë në kompleksitetin e vet, si pjesë e fenomenit që krijon apo përjeton. Unë kam dashur t‘i fshikulloj ato gjëra që më vrasin veshin kur i dëgjoj. Përmes këtyre materialeve arrij t‘i përcjell e në të njëjtën kohë t‘i përjetësoj", shprehet Halili. Jo pak vepra të sjella në këtë ekspozitë, ai tregon se janë projekt-ide për skulptura parku. Nisur nga përvoja e vendeve evropiane, Halili i quan si pasqyrë që reflekton kulturën e një vendi. Një skulpturë e abstraguar, e ngjashme me një nudo, ishte parashikuar më 1996-ën që të vendosej në një hapësirë publike, por rrjedhja e ngjarjeve e çoi në harresë. Hamza Halili ka filluar t‘i bëjë veprat e para në moshën 17 - 18-vjeçare. Atëherë, kur krahas gjimnazit, natën vazhdonte edhe liceun artistik "Jordan Misja" për pikturë. Por ishte i dashuruar pas skulpturës. Ndjenja për të gdhendur i vinte natyrshëm. "Portret fëmije", vlerësuar nga skulptori Andrea Mana, me të cilën mori pjesë edhe në ekspozitën e vitit 1964, nis serinë e veprave. Në një farë mënyre Halili ishte autodidakt në skulpturë. Por kjo nuk e pengoi të merrte pjesë në një sërë ekspozitash të asaj kohe, apo edhe të bëhej pjesë e grupit të punës për ngritjen e monumenteve më të rëndësishme në Shqipëri. Ai është bashkautor i "Nënës Shqipëri" në Tiranë, monumentit "Ngritja e Flamurit" në Vlorë, ka punuar në monumentin që sot është prishur në Gjirokastër e në shumë të tjerë. I kërkon kohë dhe mund përpunimi artistik i këtyre materialeve të gurta. Por është i kënaqur me atë që bën. Sot e sheh të vakur këtë traditë. "Mungon popullarizimi. Të gjithë janë të dhënë pas politikës dhe arti është lënë pas dore. Unë kam bërë punë që të trashëgohet edhe ndër breza, punë që pasqyrojnë traditën tonë, të cilën e kam njohur mjaft mirë. Sot të rinjtë nuk e ndjekin më këtë rrugë. E kanë të vështirë të harxhojnë kohë në një profesion që u siguron pak të ardhura", thekson Halili. Pas ‘90-ës, veprat e tij e ngacmonin gjithnjë e më shumë kureshtjen e të huajve. Ata kanë qenë edhe "porositësit" e një sërë realizimesh të tij. Në vitin 1998, i ftuar në Gjermani për të realizuar disa vepra, ka bërë edhe "Kali i abstraguar", gdhendur në gur, në lartësinë e mbi dy metrave e që peshon mbi katër tonë. Por, gjithsesi, edhe në këtë periudhë të vonë, kur arti kishte fituar lirinë, e shkuara reflektonte në veprat e skulptorit. Një prej tyre është ekspozuar. Në pamje të parë të ngjan me një lypës, një siluetë njeriu e shpërfytyruar, pa gojë, pa duar të dukshme, me gjymtyrë të kërrusura. "Ajo është një figurë shumë e diskutuar, më tepër në heshtje. Është një sintetizim i asaj periudhe e shprehur në art. Plastikës që vetë natyra i ka dhënë trungut e kam përpunuar për të dalë në idenë time. Ky njeri nuk ka gojë, sepse diktatura nuk të lejonte të shpreheshe. Mbaj mend që kam rrezikuar shumë për një mozaik të vogël ku shfaqej një nënë paksa e zbuluar me një fëmijë në krahë", tregon artisti. Do të vazhdojë ende të gdhendë në dru, gurë dhe mermer. Nuk pranon të thotë se me cilin prej këtyre materialeve ndihet komod për të punuar. Për të secili ka specifikat e veta e po ashtu përshtypja që përcjellin. Mjafton që çdo vepër që nxjerr nga duart të përcjellë një mesazh të caktuar.