Giffoni Shqiperia vjen ne nentor me nje dimension te ri
“Giffoni Film Festival” do të startojë në fillim të nëntorit. Në një konferencë për shtyp Drejtori artistik dhe krijuesi i festivalit të vetëm për të rinj dhe fëmijë "Giffoni Film Festival", Claudio Gubitosi si dhe drejtori i "Giffoni Shqipëria", Namik Ajazi, në një konferencë për shtyp, bënë me dije se ky edicion do të përfshijë edhe një konkurs për regjisorët e rinj për realizimin e filmave të shkurtër me temë shqiptare.
Tre projektet që do të përzgjidhen do të realizohen gjatë ditëve që do të mbahet festivali, ndërsa për regjisorët fitues do të ketë edhe një mundësi më shumë: bursë studimi në Itali me shpenzimet e mbuluara nga Giffoni Film Festival.
Drejtori artistik i “Giffoni Film Festival", Claudio Gubitosi, tha se viti 2012 do të jetë një vit i rëndësishëm edhe për rijetëzimin e prezantimeve ndërkombëtare, pjesë e të cilave do të jetë edhe "Giffoni Shqipëria". "Falë bashkëpunimit me Namik Ajazin dhe pas kaq shumë vitesh që vij rregullisht në Shqipëri, mua më intereson të krijoj këtu një grup pune me të rinj që dalin nga Akademia e Arteve, të cilët duhet të mësojnë ta shohin kulturën si mundësi punësimi dhe si një potencial për zhvillimin ekonomik të vendit ku jetojnë", tha Gubitosi.
Pikërisht për këtë, gjatë muajit nëntor ai do të mbajë një workshop me ta dhe sëshpejti në faqen zyrtare në internet të festivalit do të lançohet konkursi për Shqipërinë: shkruaj, mendo, ëndërro, imagjino një film në Tiranë. "Tre filmat do t’i prezantojmë në ceremoninë e mbylljes së festivalit në Tiranë dhe do t’i çojmë nëpër botë si një produkt i ‘Giffoni Shqipëria", tha Gubitosi.
Edicioni i shtatë i “Giffoni Shqipëria” do të jetë i përqëndruar në tre qytete si Shkodra, Durrësi dhe Tirana, ndërkohë që iniciativa e realizimit të filmave të shkurtër nga regjisorë të rinj, mund të shtrihet në të ardhmen edhe në qytete të tjera. Në program do të jenë sërish filma për fëmijë dhe të rinj të prodhuar nga studio të njohura ndërkombëtare.
Drejtori i festivalit, Namik Ajazi, bëri me dije se brënda këtij viti do të fillojnë audicionet për të përzgjedhur kastin e aktorëve për realizimin e filmit shqiptar për fëmijë "Djali i gjakut". "Kinemaja jonë vuan mungesën e thellë të filmave për fëmijë dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm, këtë film ta prezantojmë në edicionin e 42-të të Giffonit në Itali"”, tha Ajazi. "Djali i gjakut" është një film që mban skenarin e Ruzhdi Pulahës dhe me regji të Ajazit, është miratuar në vitin 2009 nga QKK dhe do të realizohet si bashkëproduksion me “Giffoni Film Festival”.
“Giffoni Shqipëria” është pjesë e degëve ndërkombëtare të festivalit. Që nga viti 1997 deri në këtë edicion, rreth 350 të rinj dhe fëmijë shqiptarë kanë marrë pjesë në jurinë e Giffonit në Itali që zhvillohet çdo korrik.