E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erler Integrimi veprime konkrete


Veprime konkrete dhe jo vetem fjale, ndryshe Shqipëria nuk ka asnjë shans që të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi në një intervistë për Top Channel, Gernot Erler, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman, i cili vizitoi Tiranen.
 
“Gjatë vizitave të shkuara edhe në këtë të tanishme kam parë nga afër ngërcin politik në të cilin ndodhet Shqipëria.Tani që opozita i është rikthyer në parlament, pritshmëritë janë të larta. Qëllimi i vizitës time ishte ndihmesa në daljen nga ky ngërc, për të cilën kam folur gjatë takimeve me politikanët shqiptarë. Rikuperimi i kohës së humbur kërkon kohë së bashku me ndërtimin e besimit mes palëve

Gernot Erler
Deputet gjerman Ka ardhur koha që të dy palët të jenë më fleksibël dhe bashkëpunues. Kjo është e vetmja rrugë për Shqipërinë, pasi e presin shumë sfida të rëndësishme sic janë 12 rekomandimet tashmë të njohura nga të gjithë.Pa patur progres në këtë drejtim ateherë nuk ka asnjë shans për marrjen e statusit të vendit kandidat që do ta afronte vendin tuaj në Europë”, tha Erler.

Deputeti Erler ka komentuar edhe tentativën e dështuar të ambasadores gjermane, për një shtrëngim duarsh mes kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të opozitës Edi Rama.

“Eshtë disi e cuditshme për ne pasi në poltikë njihet konkurrenca, por është mëse normale shtërngimi duarve me njëri-tjetrit apo të pimë edhe birrë së bashku. Shqipëria natyrisht është ndryshe dhe duhet ta kemi parasysh. Shpresoj se pavarisht mosdhënies së sinjaleve, ne do të shikojmë një bashkëpunim mes dy palëve që është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Erler.

Integrimin europian të Shqipërisë, deputeti i Bundestagut e shikon me skepticizëm.

“Situata është e komplikuar. Bashkimi Europian nuk pret vetëm të hartohen ligje, por zbatimin e tyre. Koha për miratimin e ligjeve ishte e shkurtër,  njëkohësisht implementimi i tyre. Nuk është e arsyeshme që palët të fajësojnë njëra-tjetrën për këtë. Nuk duam të shikojmë nga Shqipëria anoncime sipërfaqësore për integrimin, por punë konkrete nga politika. Shqipëria ka një mundësi të mirë për ta bërë këtë. Mbase kjo mundësi është akoma më e mirë me funksionin normal të parlamentit. Por unë jam pak skeptik për këtë pasi nga takimet që kam patur,  rikuperimi i kohës së humbur kërkon kohë së bashku me ndërtimin e besimit mes palëve dhe kjo mund të them se është konkluzioni vizitës time. Skepticizmin tim e bazoj në historinë e zhvillimit të ngjarje që natyrisht luan një rol në vlerësimin e liderve politik nga të dy palët. Kam dëgjuar shumë për fajësim të njëri-tjetrit për këtë ngërc dy vjecar në politikën shqiptare. Kjo për mua nuk do të thotë aspak një fillim i mbarë për të nisur një kapitull të ri. Unë jam mik i Shqipërisë dhe nuk do të ndaloj së punuari për arritje e një konsensusi në politikën shqiptare pasi pa atë nuk do të mund të integrohet në BE”, tha deputeti.
Integrimi
Berisha: Rezolutë për integrimin
Integrimi, Kiseveter: Bashkëpunim i politikës
Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ngjela përshëndet Kushtetuesen
Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, përshëndeti vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kombësisë. LSI: Urgjent tryeza për Integrimin
Lëvizja Spcialiste për Integrim ka theksuar edhe njëherë nevojën e mbledhjes sa më parë të tryezës së integrimit. Topalli: Në SHBA votimi i hapur
Propozimet e Partisë Socialiste për të ndryshuar rregullat e kuvendit ka gjasa te mos pranohen te gjitha.
Vecanerisht rikthimi ne rregullore i nenit qe percakton votim te fshehte per dekretet e presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte. Zbulohet drafti i socialistëve
Zbulohen detejet e draft propozimit që opozita ka përgatitur mbi reformën e procedurave parlamentare.Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të draftin përmes, të cilit socialistët synojnë si hap të parë rikthimin e Rregullores konsensuale, duke synuar vendosjes së normalitetit në veprimtarinë parlamentare.
Potenciali i madh i manipulimit të regjistrimit etnik
Adri Nurellari - Me kalimin e ditëve po afrohet nisja e procesit të regjistrimit të popullsisë, sikurse edhe po ashpërsohet debati për përfshirjen për herë të parë në Shqipëri të dimensionit etnik dhe fetar në të.

Lajmet kryesore

Videoskandali ndan gjykatën
Dvorani: Ekspertiza e huaj, e ligjshme dhe më e mirë
Zbulohet drafti i socialistëve
Topalli: Në SHBA votimi i hapur
Ngjela përshëndet Kushtetuesen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›