E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mposhte botën me vallëzim

Nga skenaristi i “Stomp the Yard” vjen një tjetër film mjaft i vlerësuar për koreografinë e kërcimit dhe lëvizjet e papërsëritshme. Kërcimtarët e rrugës më të talentuar nga e gjithë bota janë mbledhur në Detroit, për të shpallur skuadrën më të mirë. Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 16:07

Në përpjekje për të arritur majat e suksesit, tri skuadra do të përballen me vështirësi dhe dilema, që do të rrezikojnë ëndrrat e tyre, madje edhe jetë njerëzish, vetëm dhe vetëm që të arrijnë atë që e dëshirojnë. Ky është filmi “You Got Served 2: Beat the World”.

Ai do të jepet në kanalin DigiGold gjatë kësaj jave, përderisa formula e këtij filmi është zhvilluar në pesë pika nga regjisori Robert Adetuyi. 1.) Gjithmonë kërkojmë diçka më shumë nga vetja kur dëshirojmë të marrim pjesë në garë; 2) Ka një metodë të re të vallëzimit urban dhe të mposhtësh të gjitha zhanret e botës, madje vetëm me një parkour hip-hopi duhet të jeni shumë të zgjuar; 3) Gjithmonë ka një film sidomos në mes të djemve për shkak se dëshirojnë të jenë kampionë bote. 4) Grupi përballet me një problem serioz për shkak se valltarët kanë probleme në paraqitjet e tyre, sidomos valltari kryesor. 5) Për t’u bërë ngjarja më dramatike, problemi arrin të zgjidhet në orën 11 të natës.
Ky është me pak fjalë njëri prej filmave më interesant që është përcjellë shumë në SHBA, por që nuk ka pasur një buxhet të madh nëse krahasohet me filmat e tjerë me buxhet të madh në Hollywood.

Filmi i Adetuyi përcillet me muzikë, vallëzim e cila gjë shkon në rutinë, por pjesa e vallëzimit me parkour është shumë e mirë.

Lider të Parkour janë Yuson (Tyrone Brown), i cili paraqet lëvizje të reja të grupit duke thyer rutinën, Justin (Chase Armitage), i cili është mësues i parkour nga Anglia. Në film ka edhe persona të tjerë, të cilët luajnë për mrekulli skenat e kërcimit, rrotullimit dhe fluturim si brenda qytetit ashtu edhe në skenë.

Këtu futen edhe aventurat e këtyre valltarëve dhe vallëzimit urban që ndodh në Los Angeles, përderisa magjitë më të mëdha janë kur vallëzimit hip-hop i shtohen edhe stile të tjera.

You Got Served 2: Beat the World

Regjia dhe skenari: Robert Adetuyi; kohëzgjatja: 87 minuta.
Aktorë: Tyrone Brown, Mishael Morgan, Nikki Grant, Ray Johnson, Chase Armitage, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›