E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giffoni premton rrugë për nxënësit e Mihirit

Ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni ka qëndruar të mërkurën në fshatin Mihir (lagje e Bresalcit) të Gjilanit, ku ka mbajtur një ligjëratë në shkollën fillore “Vesel Muja”. Ai nxënësve të kësaj shkolle u ka premtuar se do t`ua asfaltojë rrugën e gjatë 300 metra. Vizita e tij në Mihir është zhvilluar në kuadër të projektit “Ambasadorët e shteteve të BE-se mbajnë ligjëratë në shkollat e ndryshme të Kosovës”, iniciuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, njofton rajonipress.

Giffoni është prekur kur e ka parë rrugën në një gjendje të mjerueshme dhe kjo ishte arsyeja që ai premtoi se kjo rrugë shumë shpejt do të finalizohet.

Në pyetjen e nxënësve se çfarë duhet të plotësojë shteti i Kosovës për të qenë pjesë e BE-se, ambasadori italian ka sqaruar se janë dy lloj faktorësh kyç që shoqëria kosovare duhet t`i përmbushë . E para, sipas tij është komponentë e shumë çështjeve teknike, ku përfshihen një mori rregullash, që nga aspekti më i lartë politik dhe deri te organizimi më i ulët i tregtisë së lirë, si dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›