E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jasha ministër Jasha!

Sistematizimi i vendeve të punës në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal tregon qartë se në Qeverinë e Kosovës mund të gradohesh shumë lehtë në pozitë të lartë, pa pasur kurrfarë kualifikimi. Mjafton të kesh lidhje me ministrin e dikasterit përkatës.

Pak javë pas emërimit të zëvendëskryeministrit Sllobodan Petroviq në postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL vijon.) në këtë ministri është punësuar Nikola Aksiq.

Pa pasur asnjë ditë përvojë pune në institucione dhe me kualifikim të shkollës së mesme, Aksiq është emëruar shef i Divizionit të Përkthimeve në vitin 2011. Ai e ka udhëhequr deri sivjet këtë divizion edhe pse përveç gjuhës amtare serbe nuk di të flasë as gjuhën shqipe e as angleze.

Një zyrtar i lartë brenda MAPL-së, i ka treguar "Tribunës" me kusht anonimiteti se ky zyrtar ishte sjellë për të punuar në këtë ministri nga ministri Sllobodan Petroviq. “Ai na ka treguar se para ardhjes në ministri ka kënduar nëpër ahengje të ndryshme si këngëtar dhe po ashtu të gjithë e dimë se nuk ka të mbaruar asnjë fakultet”, ka thënë burimi i gazetës.

Që Nikola Aksiq është i pakualifikuar, e ka pranuar edhe vetë Ministria ku ai punon. Por, pavarësisht këtyre fakteve, nuk ka pasur asnjë pengesë që Aksiq para dy muajve të emërohet shef i një divizioni tjetër edhe më të rëndësishëm, në atë Bashkëpunim ndërkomunal.

Emërimi i Aksiqit në pozitën e re ka ardhur pasi MAPL ka filluar të aplikojë organizimin e ri të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, pas miratimit të Rregullores nga Qeveria e Kosovës më 12 shkurt 2013, Nr. 03/2013. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›