Daçiqi konfirmon dakordimin, “më shumë punë e pret Prishtinën”

Sonte rreth orës 21 është prononcuar për mediumet serbe edhe kryeministri Ivica Daçiq, pas arritjes së ujdisë për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas fjalëve të tij, ky plan vërteton ekzistimin e “qëllimit serioz” për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më 19 prill në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave.
“Plani përbëhet nga pjesa e parë, e kjo është harmonizimi i kornizës ligjore. Do të formohen grupet punuese të të dy palëve, të cilat do të paraqesin propozimin për atë se cilat ligje duhet të ndryshohen. Pjesa e dytë e planit ka të bëjë me vetë bashkësinë (asociacionin) e komunave serbe”, tha Daçiqi, duke shtuar se në këtë drejtim më shumë punë e pret Kosovën.
Si tha ai, në takim është arritur ujdia që të formohet një ekip udhëheqës i katër komunave në veri të Kosovës, i cili do të ketë për detyrë të përgatisë projektstatutin e asociacionit të komunave serbe. Ky trup do të ketë për detyrë të propozojë komandantin e PK-së, në përputhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, si dhe “të koordinojë të gjitha aktivitetet e komunave deri në konstituimin e organeve të bashkësisë së komunave serbe”.
Pas kësaj, sipas planit do të caktohet numri i njerëzve që duhet të integrohen në organet policore dhe gjyqësore”, duke shtuar se është shumë me rëndësi që përbërja e policisë dhe gjyqësisë të reflektojë përbërjen etnike të popullsisë së komunave”.
Edhe Daçiqi tha se zbatimi i planit do të fillojë gjatë ditëve të ardhshme gjatë bisedimeve të grupeve punuese./Indeksonline./