E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs, 22 sezone me Man Utd-in

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare duke vazhduar me kampionin e Premierligës për sezonin e 22-të me radhë.

I vetmi futbollist që ka shënuar në secilin edicion të Premierligës, 38 vjeçari Giggs debutoi me ekipin e parë në mars 1991 dhe asnjëherë nuk ka luajtur për ndonjë skuadër tjerët.

Ai mposhti rekordin paraqitjeve të Bobby Charltonit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2008 dhe deri më tani ka zhvilluar 898 ndeshje për Unitedin, 140 më tepër se Charlton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›