E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babbel, trajner i ri i Hoffenheimit

Hoffenheim ka prezantuar Markus Babbelin si trajner të ri të premten, një ditë pas shkarkimit të Holger Stanislawskit.

Babbel ishte larguar nga Hertha Berlin në dhjetor pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Ai po ashtu ka udhëhequr Stuttgartin.

Hoffenheim ka vetëm një fitore nga 10 ndeshjet e fundit në Bundesligë dhe humbi nga skuadra e divizionit të dytë Greuther Fuerth në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë të mërkurën. Hoffenheim gjendet në pozitën e tetë në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›