E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs: Dua të bëhem trajner i United

Ryan Giggs ka zbuluar se në të ardhmen ai dëshiron të bëhet trajner i Manchester United ose të bëhet përzgjedhës i përfaqësueses së Uellsit. 36-vjeçari Giggs ka fituar çdo trofe të madh të mundshëm në nivel klubi gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në Old Trafford dhe tashmë ka filluar t'i marrë licencat e trajnerit me qëllim që t'i ndjekë ish-bashkëlojtarët e tij te United, si Stivie Bruce, Mark Hughes dhe Roy Keane, të cilët kanë filluar karriera si menaxherë.
"Qëllimi im në të ardhmen është të bëhem menaxher i Manchester United ose të bëhem përzgjedhës i Uellsit. Mendoj se nuk mund të di nëse do të mund të përballem me gjithë atë stres ndërsa nuk i jap fund karrierës si futbollist dhe të pyetem se 'çfarë do të bëj tani?',", ka thënë Giggs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›