Giggs pret qëndrimin e Fergusonit

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 18:36
Ryan Giggs beson se Sir Alex Ferguson mund të vazhdojë edhe për pesë vite tjera si menaxher i Manchester Unitedit.
Strategu skocez është në drejtim të Djajve të Kuq nga viti 1986, ndërsa vazhdon të ketë pasion të vazhdueshëm për futbollin. Gjatë një interviste me magazinën Sky TV: Giggs tha:
“Nuk e shoh Fergusonin duke u larguar në të ardhmen e afërt. Ai do të vazhdojë së paku edhe pesë vite tjera. Dëshira e tij për punë vetëm sa vjen e forcohet”. Edhe Giggs synon të përcjellë Fergusonin dhe të bëhet menaxher pas përfundimit të karrierës si futbollist.