Li surpriza e Grand Slam. Per here te pare nje kineze ne finale

Gjysmefinalet e Australian Open kanë regjistruar surprizat e para të mëdha, pasi numri dy i botës për meshkuj Roger Federer dhe numri një i botës për femra Caroline Wozniacki i kanë thënë lamtumirë turneut të parë Grand Slam të vitit. Federer është eliminuar nga tenisti serb Novak Djokovic, i cili ka fituar 3-0 me sete (7-6, 7-5, 6-4). Pas këtij suksesi, Djokovic do të përballet në finale me spanjollin David Ferrer, i cili eliminoi numrin një të botës, Rafael Nadal.
Surprizë edhe në turneun Australian Open për femra, pasi Li Na ka eliminuar numrin një të botës Caroline Wozniacki për të hyrë në histori si tenistja e parë kineze qe do të luajë në finalen e nje turneu Grand Slam. Li mundi tenisten daneze 2-1 me sete (3-6, 7-5, 6-3), duke zhvilluar një ndeshje me të vërtetë mbreslënëse.
Megjithëse hyumbi setin e parë, tenistja kineze përmbysi gjithcka në dy setet e tjerë, duke arritur një objektiv historik në karrierën e saj. Në finalen e Australian Open Li na do të përballet me tenisten belge, Kim Clijsters, e cila siguroi kualfikimin pasi mundi lehtësisht në dy setet (6-3, 6-3) nurmin dy të botës në tenisin për femra, rusen Vera Zvonareva. Kjo është hera e dytë që Clijster arrin finalen e Australian Open, ndërkohë që më parë e ka fituar atë në vitin 2004.
Ndërkohë, turneu australian i këtij viti do të jetë i fundit për ish-numrin një të botës Justine Henin, pasi tenistja belge ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti. 28-vjecarja, e cila ka fituar 7 tituj Grand Slam në karrierënh e saj ka bërë të ditur se shkak për vendimin e saj është një dëmtim në gju që edhe më parë e ka mbajtur për një kohë të gjatë juashtë fushave të tenisit.
Nertan Prifti