E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Liges Birmingam ne finale

Birmingham ka siguruar finalen e Kupës së Ligës në Angli pasi ka mundur 3-1 West Ham në ndeshjen maratonë që zgjati 120 minuta. Pas humbjes 2-1 në sfidën e parë, skuadra vendase do ta shihte sërish veten në dizavantazh të një goli, pasi Carlton Cole do të dërgonmte topin në rrjetë për të sfumuar akoma më shumë shpresat e skuadrës së drejtuar nga Alex McLish.

Pjesa e parë e takimit do të mbyllej me epërsinë minimale të West Ham, ndërkohë që Birmingham do të gjente golin e barazimit në minutën e 60-të me Lee Boëyer, përpara se të përmbyste gjithcka pas 20 minutash. Roger Johnson do të shënonte golin e dytë për vendasit, ndërkohë që koha e rregullt do të mbyllej me shifrat 2-1, po aq sa përfundoi ndeshja e parë. Në kohën shtesë Birmingham do të shënonte golin e tretë me Gardner duke siguruar finalen e Kupës së Ligës në Angli.

Për të fituar këtë trofe, Birmingham duhet të përballet me Arsenalin, I cili siguroi finbalen pasi mundi Ipswic Town, ndërkohë që skuadra e Arsen Venger cilësohet si favorit absolut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›