Gigs: Ndaj Bajernit, finalja e vitit 1999 nuk perseritet me
Mancester Junajtid do te kete ne formacionin baze dy lojtaret kryesore te skuadres, para ndeshjes se sotme me Bajernin e Mynihut. "Djajve te Kuq" i eshte rikthyer lojtari kryesor i formacionit, Uejni Runi si dhe mbrojtesi Rio Ferdinand, te cilet do te jene gati per ta nisur ndeshjen e sotme nga minuta e pare. Runi dhe Ferdinand kane pasur disa shqetesime te lehta gjate javes dhe kane munguar ne ndeshjen e fundit te Premier Liges. Pavaresisht mungeses se tyre, Djajte e Kuq fituan 4-0 me ekipin e Boltonit dhe pas ketij triumfi ata mbajne kryesimin e Premier Liges, para se te diskutojne sot ne Mynih rreth mundesive per t'u kualifikuar ne gjysmefinale te "Champions". Lojtaret kane fluturuar bashke me ekipin dhe kane zbritur ne aeroportin e Mynihut, nderkohe kane dale edhe ne stervitjet e fundit te ekipit, bashke me grupin tjeter te lojtareve. Ndeshja e sotme mes Bajernit te Mynihut dhe Mancester Junajtid, rikthehet pas finales se famshme te 11 vjeteve me pare. Ne ate finale te Liges se Kampioneve, ne vitin 1999, per ekipin anglez luante edhe Rajan Gigs, i cili do te jete serish sonte ne fushe, ndaj te njejtin kundershtar. "Nuk besoj se eshte e njejta gje si 11 vjet me pare, - theksoi Rajan Gigs - fitorja e finales se Barcelones, ishte nje prej neteve me te mira te jetes sime dhe per tifozet gjithashtu ka qene nje gezim i madh. Para ndeshjes se sotme, me vijne thjesht disa kujtime te bukura nga ajo nate". Bajerni u ndeshkua ne minutat e fundit te ndeshjes, kur posi dy gola te shpejte dhe humbi finalen me Mancester Junajtid. "Djajte e Kuq" e shohin si nje lloj hakmarrje, sfiden e sotme, ndaj Bajernit. " Ne do te kerkojme qe te shenojme po aq shpejt si ne vitin 1999, por per kete shpresoj te mos e kemi harruar finalen e fundit", - perfundon Rajan Gigs. Dy jave pas perballje se sotme ne Gjermanine, Mancester Junajtid do te diskutoje kualifikimin ne "Old Tratford".
?