E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gili dhe bukuria si biznes

Këngëtarja e njohur Gili  disa ditë më parë ka filluar një biznes të sajin, duke hapur sallon bukurie në Prishtinë. Sallonin e ka quajtur “Prishtina”, emër ky që asocion jo vetëm me kryeqytetin e Kosovës, por edhe me këngën e saj të dëgjuar ndër vite, “Prishtina”.

“Për mua Prishtina është më shumë se emër qyteti, më shumë se emri i këngës, është një jetë e tërë”, ka thënë ajo për mediat shqiptare, duke shtuar se edhe më parë ka pasur dëshirë të ketë një sallon bukurie, mirëpo vetëm tani ka gjetur kohë për ta hapur atë.

Gili është shprehur se përvoja e saj në muzikë ka bërë që të ketë një bagazh përvoje edhe në këtë drejtim, gjë që beson se do ta ndihmojë shumë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›