E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK dhe LDD, bashkërendojnë aktivitetet për Prishtinën

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me strukturat e LDD-së për të bashkërenduar aktivitet për Prishtinën.

Sipas AAK-së, takimi me nëndegët e LDD-së, është në funksion të fuqizimin të strukturave dhe kapaciteteve si në teren ashtu dhe përbrenda ekipit sektorial të Aleancës për Prishtinën.

Tahiri, ka kërkuar nga strukturat e LDD-së në Prishtinë mobilizim dhe bashkërendim të aktiviteteve.

Në takim prezent ishin dhe nënkryetari i AAK-së, Ahemt Isufi dhe nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli.

Nga ana e tij Ahmeti Isufi, nënkryetar i AAK-së, theksoj se koalicioni AAK-LDD duhet të vejë në funksion potencialin e strukturës dhe atë profesional për të ofruar para qytetarëve një platformë të fuqishme qeverisëse për Prishtinën.

Ndërkaq, Lulzim Zeneli, shprehu gatishmërinë e strukturave të LDD-së në Prishtinë për ta mbështetur fillimisht fuqizimin e strukturës e më pastaj mobilizimin për përkrahjen e fuqishme të kandidatit të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ky takim i strukturave të AAK-së dhe LDD-së për Prishtinën vjen pas marrëveshjes për koalicion para zgjedhorë në mes dy subjekteve respektive./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›