Gingrich: Do vendos një bazë të përhershme në Hënë
Share
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Newt Gingrich, ka premtuar se nëse zgjidhet në atë post, do të vendosë një bazë të përhershme në Hënë në vitin 2020.
Gingrich, ish- spiker i Kongresit, tha se ka ndërmend të zhvillojë një industri hapësinore komerciale siç ndodhi me bumin e linjave ajrore në vitet 30.
Gingrich tha se ka ndërmend të zgjerojë planet për eksplorimin e Marsit. Rusët e kinezët as nuk do të afrohen fare në këtë drejtim, tha ai.
Gingrich njihet si një entuziast i hapësirës.
Ai i bëri komentet në Florida, që njihet si vend i lidhur me NASA-n dhe që po vuan akoma shkurtimet që iu bënë programit hapësinor vitin e shkuar.