E Diel, 1 Nëntor 2026

Giornata della Memoria, projektim i filmave Volevo solo vivere e Hotel Meina

Kultura italiane "zbret" në kryeqytet me një seri aktivitetesh të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës
Kultura italiane vjen në vendin tonë me një kalendar të pasur me veprimtari artistike dhe kulturore. Këto aktivitete që do të zhvillohen në vendin tonë do të jenë dhe bashkëpunime me institucionet tona kulturore. Për publikun në ditët në vazhdim do të jenë shumë veprimtari, të cilat do të jenë të ndërthurura me pjesë teatrale, filma artistikë, koncerte etj. Ndërkohë që në datat 19 dhe 26 shkurt Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Italianistikës të Universitetit të Tiranës, do të përkujtojë Giornata della Memoria, disa ditë pas datës 27 janar, dita zyrtare e rrëzimit të dyerve të burgjeve te Auschwitz it), duke pasur si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të studentëve. Kujtimi i masakrës dhe persekutimeve të popullit çifut e të dënuarve të kampeve naziste do të mbahet gjallë me një sërë filmash që do të projektohen pranë Spazio culturale italiano të Departamentit të Italianistikës  së Universitetit të Tiranës. Filmi i cili do të projektohet këto ditë Volevo solo vivere i Mimmo Calopresti është një dokumentar në të cilin nëntë të mbijetuar nga kampet naziste, viktima të njërës prej ligësive më shkatërruese të kohëve moderne, pse jo dhe të gjithë historisë së njerëzimit, tregojnë burgosjen e tyre. Filmi tjetër që do të jetë pjesë e Giornata della Memoria, titullohet Hotel Meina i Carlo Lizzani. Gjithçka e ka fillimin e vet në vitin 1953 mbi Lago Maggiore, ku një vajzë, Noa, zhytet në kujtimet tragjike të dhjetë viteve të mëparshme, kur, ende adoleshente, jetonte atje me familjen e saj në Hotelin Meina, pronë e të atit, çifut me pasaportë turke, pra qytetar i një vendi neutral. Menjëherë pas amnistisë së 8 shtatorit midis Aleatëve dhe Italisë, jeta e Noas dhe e familjes së saj dhe e të gjithë të ftuarve të Hotelit, është shqetësuar nga mbërritja brutale e një skuadre të SS, e cila i burgos çifutët, duke i detyruar ti nënshtrohen një javë terrori dhe pritjeje. Ndërkohë që dje u shfaq filmi Rosenstrasse i Margarethe von Trotta nga New York. Në qendër të filmit është Hannah, e cila niset për në Berlin, për të kuptuar origjinën e ortodoksisë çifute të nënës së saj, që do të ndalojë martesën e tij. Atje takon Lenën e vjetër, që i tregon ngjarjet vitit 1943, në të cilën ishin përfshirë qindra gra çifute, që protestonin kundër internimit të burrave të tyre Nga zyra e shtypit të Instituti Italian i Kulturës në vendin mësohet se do të zhvillohet në datë 26 shkurt dhe koncertin me koncerti me titull Serenata Napoletana, me pjesëmarrjen e këngëtarit të njohur Pietro Quirino dhe Quartetto Calace. Nga Instituti i Kulturës mësohet se ky grup i jashtëzakonshëm artistësh ka bashkëpunuar me interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare. Me anë të koncertit Serenata Napoletana propozohet një itinerar historik mjaft i detajuar i këngës napolitane, i cili ndjek një linjë shumë filozofike. Programi është mjaft i artikuluar, ekzekutimi është i një niveli shumë të lartë. Prezantohen nga muzika klasike më pas vijon me traditën kombëtare, duke arritur tek kënga  autorit, në këtë mënyrë ndiqet një vijimësi historike-muzikore, që e ka fillimin e saj rreth viteve 600 për të mbërritur deri në mesin e viteve 900, duke sjellë lloje të ndryshme të muzikës napolitane, por në të njëjtën kohë duke respektuar natyrën e teksteve të ekzekutuara. E konceptuar dhe duke ruajtur me shumë besnikëri traditën, nëpërmjet një studimi të thellë të teksteve ndjehet bashkimi i tyre në zërat e instrumenteve të interpretuara në skenë( mandolina, mandol, kitarë,vegla popullore etj, dhe mbi teknikat ekzekutive,duke sjellë ritmet e humbura me zërat melankolik, duke realizuar një spektakël të çmuar me një linjë të hollë elegance. Teatri madhështor, që grupi performon gjatë spektaklit vjen si një thirrje e ndjenjës poetike, që është  e pranishme në çdo këngë dhe vjen dukshëm dhe me delikatesë nga elementët historik të pranishëm në çdo tekst. Veçanërisht dominues është zëri i mrekullueshëm, por gjithmonë i ndërthurur me teknikën e stilin në të kënduar të epokave,i cili vjen fuqishëm, kjo si fryt i një kulture dhe historike që flet në emër të shpirtit të përjetshëm. Në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, Instituti Italian i Kulturës do të prezantojnë për herë të parë për publikun shqiptar veprën e Eduardo De Filippos, Filumena Marturano. Ndërkohë që Instituti Italian i Kulturës në vendin tonë ka disa vite që zhvillon aktivitetin e tij. Ai daton në Tiranë më 1981 e për rreth dhjetë vjet, punon si Zyrë Kulturore e Ambasadës Italiane. Për këtë sezon Instituti Italian i Kulturës ka paraqitur një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore, që kanë nisur në datën 7 shkurt për të përfunduar në 26 shkurt.

Email This Klikime: 10

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›