E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giovinco: Italia duhet t`u japë mundësi të rinjve

Mesfushori italian Sebastian Giovinco beson se lojtarët e rinj duhet të kenë më shumë mundësi nëse italianët dëshirojnë të kenë sukses në Euro 2012.

Giovinco, i cili aktualisht është i huazuar te Parma nga Juventusi, është përfshirë në ekipin e Italisë nga trajneri Cesare Prandelli për ndeshjen e ardhshme kundër Sllovenisë dhe Ukrainës, dhe vetë lojtari beson se kombëtarja italiane duhet t`u jap më shumë hapësirë të rinjve.

“Ne lojtarëve të rinj duhet të na jepet rasti për t`u zhvilluar dhe për t`u përmirësuar dhe të tregojmë në fushë se sa vlejmë”, ka thënë Giovinco.

Italia aktualisht kryeson grupin C të kualifikimeve për Euro 2012 me 10 pikë nga katër ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›