E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevchenko: Milani duhet ta mposhtë Interin

Ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, ka thënë se derbi milanez mund të jetë vendimtar për kuqezinjtë në garën për titull.

Dy ekipet takohen në San Siro fundjavën e ardhshme, më 2 prill, dhe Shevchenko ka dhënë mendimin e tij se Milani duhet ta mposhtë Interin nëse dëshiron ta fitojë Skudeton.

“Milani ka humbur shumë pikë në disa javët e kaluara dhe ata kanë qenë pa fat së fundi. Megjithatë, mendoj se ata kanë atë çfarë është e nevojshme për ta fituar derbin kundër Interit. Fitorja në derbi do të jetë vendimtare në garën për titull. Një sukses i madh si ky do t`i japë Milanit një avantazh të madh psikologjik ndaj Interit”, ka thënë Svhevchenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›