E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masat e marra për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

Policia e kryeqytetit do të marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Në datën 26 mars 2011 në orën 20.00, në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" Tiranë, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet ekipik kombëtar të Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit.
 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.
 

Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishekzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
 

Ndërkaq, policia kërkon që të mos bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri në 23.00`, duke bllokuar qarkullimin në rrugët "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe "Perlat Rexhepi".
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›