Giroud i gatshëm për Marseillen, Cazorla jo

Sulmuesi i Arsenalit Oliver Giroud beson se do të jetë i gatshëm për Marseillen përkundër faktit se ai pësoi një lëndim në gjurin e tij gjatë ndeshjes që Arsenali e fitoi kundër Sunderlandit me rezultat 3:1.
Francezi shënoi pas 11 minutave në Stadiumin e Dritës dhe gjithashtu asistoi në golin e dytë të Aaron Ramseyt por ishte në dyshim për ndeshjen në kuadër të fazës grupore që Arsenali e zhvillon të mërkurën kundër ekipit francez.
“Nuk është keq. Kam ndrydhur gjurin por fatmirësisht nuk është një lëndim i serioz”, ka thënë Giroud në konferencën për media. Ylli i “Topçinjve” ka shënuar tre herë në tre ndeshjet e fundit ndërsa në ndeshjen e fundit kundër “maceve të zeza”ai luajti përkrah transferimit të ri Mesut Ozil që asistoi në ndeshjen e tij të parë.
Por një tjetër mungesë e madhe për Arsenalin, është ajo e spanjollit Santi Cazorla, i cili pësoi një lëndim që do ta lërë jashtë fushave të blerta deri në fillim të tetorit, gjë që do të ishte një mungesë e madhe për topçinjtë, në përballjen që do ta kenë ndaj francezëve të Marseille./indeksonline/