Giroud nuk zëvendëson Van Persien

Përforcimi i ri i Arsenalit, Olivier Giroud ka insistuar se nuk është transferuar në Emirates si zëvendësim për Robin van Persien.
Sulmuesi holandez shkëlqeu në edicionin e kaluar në Premierligë duke realizuar 30 gola. Por, spekulohet se mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mirëpo, Giruoud ka insistuar se nuk erdhi në Arsenal si zëvendësim për Van Persien.
“Nuk dua të zë vendin e Van Persiet. Do të ishte e marrë nga unë të mendoj ashtu. Ai kaloi një sezon të mrekullueshëm. Besoj se mund të luajmë së bashku”, deklaroi Giroud për France Football.