Rrahin për Presidenten
Kjo ngjarje ka ndodhur të premten, derisa Atifetja ka shkuar në një sallon bukurie për t`u rregulluar para se ta takonte Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.
Sipas Klan Kosovës, derisa Presidentja po zbukurohej, eskorta e saj ka mbyllur një rrugë duke vështirësuar kalimin e veturave tjera.
Në një xhirim amator të transmetuar në televizion shihet sjellja e dhunshme e pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt ndaj këtij vozitësi. Hiq më mirë nuk u sollën as me ata që po xhironin këtë ngjarje. Bile deri atje, sipas dëshmitarëve, e shoqëruan me dy vetura, duke lënë Presidenten me vetëm një roje.
Arbër Vllahiu, këshilltar i Jahjagës, tha për Klan Kosova se nuk ka çka të thotë për këtë problem, pasi kjo ka të bëjë me Policinë e Kosovës.
E, zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka dhënë versionin e tij, duke thënë se policët janë detyruar ta arrestojnë personin, i cili nuk i ka përfillur urdhrat. Ai ka thënë se ndaj qytetarit është ngritur kallëzim penal për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës.