Gj. e Lartë rrëzon Metën: Bien kërkesat për gjykimin e videos
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës për pavlefshmëri të hetimeve. Në këto kushte, Ilir Meta do ti nënshtrohet procesit të gjykimit për video- skandalin.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ditë më parë, i kërkoi Gjykatës së Lartë të hetojë cështjen e “video-përgjimit” në mënyrë të plotë, pasi ai heq dorë nga njëra prej kërkesave të tij paraprake, të bërë të njohura në në seancën e parë gjyqësore të datës 20.06.2011.
Hetimet nisën fill pas publikimit të një video- përgjimi, ku Ilir Meta shfaqej duke biseduar me Dritan Priftin, për favore në dhënien e licencave koncesionare, video kjo e regjistruar nga Prifti.