Topi-Pacollit: Kombi shqiptar, kontribut pwr integrimin

Kreu i shtetit Bamir Topi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme dhe intensive dhe të gjitha nismat kurajoze në shërbim të perspektivës së ardhshme evropiane jo vetëm të Kosovës, por dhe të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar s është Nisma “Për Një Hapësirë Mbarëkombëtare Zhvillimi”.
Gjithashtu Presidenti Topi vlerësoi përpjekjet në rritje të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përmirësimin e dialogut politik bashkëpunimit ekonomik midis tyre në një rajon që ofron mundësi të mëdha sipas modeleve ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian.
Ish-Presidenti i Kosovës dhe aktualisht Zëvendëskryeministër i saj, zoti Behgjet Pacolli, i shprehu Presidentit Topi konsideratat më të larta për kontributin e vyer institucional e personal për konsolidimin e marrëdhënieve e rritjes së bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirë të popujve tanë e ruajtjes së stabilitetit afatgjatë në të gjithë rajonin.