E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqja e Dyrmishit, tifozët e Tomorrit protestë para bashkisë

Tifozët e ekipit të futbollit Tomorri në qytetin e Beratit kanë zhvilluar gjatë paradites së një protestë përpara bashkisë së këtij qyteti duke kërkuar rikthimin e ish presidentit të klub Tomorri, Ali Dyrmishi.

Tifozët e futbollit në Berat duke bërë përgjegjëse bashkinë e këtij qyteti për dorëheqjen e ish presidentit Dyrmishi dhe kanë kërkuar menjëherë marrjen e masave për zgjidhjen e problemeve që sipas tyre çuan deri në dorëheqjen e tij.

Tifozët janë mbledhur rreth orës 09:30 të ditës të sotëm përpara godinës së bashkisë ku kanë protestuar për minuta të tëra. Protestuesit dogjën dy goma makinash duke blokuar rrugën kryesore të aksit rrugor Axhensi- Kombinat si dhe hodhën vezë në drejtim të godinës së bashkisë. Protestuesit u shprehën se bashkia nuk ka plotësuar sipas tyre kushtet që ka vënë ish presidenti Dyrmishi çfarë u bë shkak për dhënien e dorëheqjes nga ana e tij.
 

Sipas protestuesve protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga ana e institucionit të bashkisë në lidhje më këtë problem.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›