E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, 1 vit në NATO, koncert i madh festiv në kryeqytet

Në nder të një vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën Euroatlantike, një orkestër frymore e bashkuar do të organizojë një koncert të madh. Në këtë koncert do të performojnë mbi 100 pjestarë të cilët vijnë nga orkestra e ministrisë së mbrojtjes, nga Teatri i Operas, nga akademia e arteve dhe liceu artistik. Ky koncert I madh që është organizuar nën kujdestarinë e kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të mbrojtjes Arben Imami do të ketë një larmi jo të zakonshme zhanrresh.
Ky koncert do të mbahet në shEshin e hapur përballë me presidencën të premten në orën 19. Programi i koncertit të orkestrës frymore të bashkuar do të fillojë me sinjalin e NATO-s, me himnin shqiptar dhe për të vazhduar me veprat klasike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›