E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjahtari qëllon ujkun, por vret shokun

Tentoi të vrasë ujkun, por pa dashje vrau shokun. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës dhe dëshmive që mori për vrasjen e shtetasit Arben Bala në fshatin Martalloz të Tepelenës.

Mësohet se 4 shokë, gjahtarë nga Patosi kishin shkuar të gjuanin në malin e fshatit Martalloz. Por ndërsa ishin në kërkim të gjahut, në vendin e quajtur Likmet u ka dalë një ujk përpara.

Ka qenë shtetasi Hajri Muço 46 vjec, i cili qëlloi për të vrarë ujkun me çifte, por shënjestra del e gabuar pasi më pas u vërtetua se kishte qëlluar për vdekje shokun e tij, Arben Bala.

Pas ngjarjes, gjahtarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila kreu kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekspertizat e tjera. Bazuar dhe në dëshmitë e marra, u konkludua se vrasja ka qenë aksidentale. Gjithsesi efektivët blu kanë vënë në pranga Hajri Mucon, ndërsa kanë lënë të lirë 2 shokët e tjerë gjahtarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›