E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE nuk e di se kur Shqipëria do jetë anëtare e saj

Pas mungesës së dialogut nga klasa politike shqiptare, tashmë Bashkimi Evropian nuk e ka të qartë edhe sa vite do ti duhen Shqipërisë për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

Deklarata vjen nga ambasadori i BEsë në vendin tonë, Ettore Sequi, i cili në një intervistë dhënë për “Radio Radical” shprehet se “nuk e di sa vite do t’i duhen Shqipërisë që të bëhet vend anëtar i Bashkimit Evropian.Sigurisht unë e di që padyshim do të jetë anëtare e BE-së”, ka thënë Sequi.

Ndërkohë, duke u ndalur në dialogun e tij me Ismail Kadarenë, Sequi deklaron se ky “dialog që po bëjmë me intelektualët, po bëhet për të rritur presionin ndaj politikës që të kujtohet që Shqipëria është filo-evropiane”- thotë Sequi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›