Gjakderdhja në Homs nuk ka të ndalur

"Furnizimi me energji elektrike është ripërtërirë dhe mundemi sërish të marrim informacione prej njerëzve në Homs. Prej në mesnatë deri në mëngjes ka 47 të vdekur", deklaroi një përfaqësues i qendrës.
"Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj një objekti të banuar dhe spitaleve", deklaroi një zëdhënësi i Komiteteve lokale koordinuese.
"Kumtesat e para nga Homsi janë për 47 të vdekur dhe një numër të madh të të plagosurve, të cilët nuk mund të arrijnë deri te spitalet. Ushtarët arrestuan disa persona të plagosur në spitalin ku janë pranuar për shërim", shtoi zëdhënësi.
Vendet nga Gjiri Persik vendosën dje që t'i tërheqin ambasadorët nga Siria dhe e akuzuan regjimin në Damask për përleshjet e përgjakshme me pjesëtarët e opozitës, e cila kërkon ndryshime demokratike në shtet.