E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i shet më pak gaz Ukrainës

Ministri për Energji i Ukrainës, Juri Boiko, tha se vendi i tij është duke marrë më pak gaz natyror nga Rusia, sesa që parashihet me kontratat aktuale.

Ai tha se Gazpromi rus shet 450 milionë metra kub në ditë, në vend të sasisë së përcaktuar që është 510 milionë.

Shumica e gazit rus në Ukrainë transportohet në vendet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore.

Boiko ia atribuoi mungesën motit të ftohtë që ka kapluar Rusinë.

Në fillim të javës, gjiganti energjetik i Rusisë, Gazprom, tha se nuk mund të sigurojë gaz shtesë për vendet evropiane, të cilat janë përfshirë po ashtu nga vala e ftohtë.

Bashkimi Evropian ka thënë se furnizimet me gaz të Rusisë kanë rënë në nëntë vende të kontinentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›