Gjakmarrja në Shqipëri, në nivele të larta

Situata e rënduar nga debatet politike në vend, ka shtuar rastet e gjakmarrjes në Shqipëri. Nëpërmjet një konference, Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar ka vlerësuar se politika konfliktuale ka sjellë probleme, si vrasja e 4 personave në 21 janar.
Po ashtu, Komiteti vlerëson se edhe deformimi i kanunit ka sjellë pasoja tragjike në shoqëri.
I pranishëm në takim, nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle deklaroi se këta misionarë bëjnë atë çfarë politika nuk mund ta realizojë.
Sipas të dhënave nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar, numri i të vrarëve për gjakmarrje e hakmarrje nga `90 deri më sot është 9870.