E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putini vjen në Beograd për Kosovën dhe “Rrjedhën Jugore”

Tre ditë para ardhjes në Beograd, mediat serbe kanë bërë të ditur se kryeministri rus Vladimir Putin me krerët serbë do të bisedojë për Kosovën për realizimin e projektit të gazsjellësit “Rrjedha Jugore” dhe mundësitë e investimeve ruse në Serbi.
 

Vizita e Putinit në Serbi do të zgjase vetëm pesë orë, ndërsa do të terheqe nga Universiteti i Beogradit çmimin “Honoris Causa” për kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen dhe ruajtjen e lidhjeve të forta ndërmjet Rusisë e Serbisë, në shumë fusha.
 

Në Beograd, ai vjen pas vizitës që do t`ia bëjë Sllovenisë, ku do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e këtij shteti, Daniel Turk dhe Borut Pahor.
 

Para ardhjes së Putinit, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin ka thënë për gazetën Blic se njëra nga temat kryesore do të jetë çështja e Kosovës dhe se pritet që të përsëritet qëndrimi zyrtar i Moskës për mosnjohje të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›