Gjakmarrja, vritet ne sy te femijeve
Nje 40-vjecar nga fshati Theth i rrethit te Malesise se Madhe eshte vrare ne nje nga rruget qendrore te qytetit te Shkodres, ne sy te bashkeshortes dhe dy femijeve. Ndue Pisha eshte qelluar mesditen e djeshme me arme zjarri, vetem 10 dite pasi ishte liruar nga burgu. Policia vendore beri te ditur se disa minuta pas ngjarjes ka arrestuar ne flagrance 22-vjecarin Pjeter Drezaj, edhe ky nga i njejti fshat, banues ne Mamurras, i dyshuar si autor i vrasjes. Sipas uniformave blu, te arrestuarit i eshte kapur edhe arma me te cilen mendohet se eshte kryer krimi, ndersa vrasja mendohet se eshte kryer per gjakmarrje.
VRASJA
Krimi ka ndodhur pak minuta pas mesdites se djeshme, ne tregun e Rusit, fare prane bibliotekes se Universitetit te Shkodres "Luigj Gurakuqi”. Deshmitare ne vendngjarje i kane treguar policise se Ndue Pisha, banor i fshatit Grude ne rrethin e Shkodres, ka ndalur automjetin e tij tip "Fuoristrade"ne sheshin e tejmbushur me njerez dhe automjete te parkuara, per te blere rroba per femijet. Ndersa bashkeshortja dhe dy femijet kane zbritur, ai u ka thene se do te shkonte te parkonte makinen. Nje motociklete eshte afruar dhe eshte vendosur bri "Fuoristrades”. I riu qe ishte mbi motor ka zberthyer xhupin, ka nxjerre nje pistolete dhe ka zbrazur karikatorin mbi drejtuesin e autovetures.
PANIKU
Krismat kane terrorizuar qytetaret e shumte qe ne ate ore te dites mbushnin rruget. Kalimtaret jane shtrire pertoke per te evituar ndonje plumb qorr, pa kuptuar se nga vinin. Nje klithme gruaja "O Zot me vrane burrin"dhe nje vrapim drejt makines duket se ka kthjelluar disi njerezit per ate qe po ndodhte. Vetem kur eshte degjuar zhurma e motorit ne ikje e siper, kalimtaret jane ngritur. Ndue Pisha qendronte i vdekur gjysme i shtrire ne sediljen e makines te tij. Trupi i tij ishte pershkuar nga gjashte plumba, te cilet i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme.
ARRESTIMI
Motocikleta e autorit te krimit nuk ka mundur te ece me shume se 500 metra nga vendi i ngjarjes. Ndersa automjete dhe motore te policise ishin vene ne ndjekje, 22-vjecari eshte futur ne nje nga bodrumet e nje pallati te ri ne ndertim e siper, prane shkolles te mesme te pergjithshme "Jordan Misja”. Policia ka identifikuar vendndodhjen e Pjeter Derzajt dhe i ka bere thirrje te dorezohet. "Djali 22-vjecar nuk ka bere asnje rezistence dhe eshte vetedorezuar se bashku me armen e krimit”-bene te ditur burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres. Policia tha se mbi Pjeter Derzajn rendojne akuzat e "vrasjes me paramendim"dhe "armembajtjes pa leje, ndersa ai do te perballet ditet e ardhshme me togat e zeza te Gjykates se Rrethit te Shkodres per vleresimin e mases se sigurise.
"E vrava per gjak”
"E vrava per te lare gjakun e tim vellai”-ka deklaruar 22-vjecari perpara oficereve te policise gjyqesore.-Kam ardhur prej nje jave nga Mamurrasi dhe e kam ruajtur shume ish-bashkefshatarin tim, derisa i gjeta anen."Burime nga grupi hetimor bene te ditur se personi i arrestuar per vrasje ka patur nje presion jo te vogel nga familjaret e tij per t'u hakmarre per vellane. Kane qene ata qe i kane treguar se Ndue Pisha ishte liruar nga burgu dhe ai duhej te reagonte. Nderkohe mesohet se viktima eshte liruar dhjete dite me pare nga burgu. Tre dite me pare ai kishte organizuar nje feste te madhe familjare me kete rast.