E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK e mbaroi misionin

Misioni i UNMIK-ut ne Kosove ka perfunduar dhe faza e tranzicionit duhet te qartesohet. Ne te kunderten, nese ne Kosove do te vazhdoje praktika e funksionimit te kater qeverive, vendi mund te zhytet ne paqartesi. Keto vleresime i ka bere dje ne nje interviste ne radion Evropa e Lire, Lutfi Haziri, nenkryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Si i vleresoni zhvillimet ne pjesen veriore te Kosoves dhe a prisni hapa tjere shtese nga ana e mekanizmave nderkombetare dhe e Qeverise se Kosoves, per stabilizimin e gjendjes atje?
Ne radhe te pare, vendimet paralele qe jane te ndikuara nga Qeveria e Serbise, jane te papranueshme. Nen hije shihet qe eshte nje skenar i pergatitur shume me heret dhe nje skenar qe eshte pretenduar te imponohet ne negociata per statusin e Kosoves. Eshte e njejta platforme qe eshte provuar ne negociata dhe qe nuk eshte mbeshtetur. Ai skenar per vendosjen e paralelizmave dhe forcimin e atyre organeve ne Kosove, eshte i rrezikshem per funksionalitetin e Kosoves si shtet, ne te ardhmen e afert. Incidentet e izoluara, reagimi pas statusit dhe menaxhimi i kesaj situate nga institucionet e Kosoves, por edhe nderkombetare, ka qene i efektshem. Por, tendenca me hekurudha, me organet e gjyqesise, tendencat qe te organizohen zgjedhje per pushtet vendor dhe per komuna ne Kosove, jane te papranueshme, jane te rrezikshme dhe do ta demtojne funksionalitetin e Kosoves. Vete fakti qe po vazhdohet, tregon qarte se nuk ka tendenca te stopimit apo te ndaljes se ketyre masave. Une besoj se reagimi duhet te jete i menjehershem, duhet te jete adekuat dhe mos te lejohet qe brenda territorit te Kosoves te nderhyje ne sovranitet Serbia apo dikush tjeter.
Sa konsideroni se pakoja e Ahtisarit eshte e mjaftueshme per zgjidhjen e problemit serb ne Kosove, apo duhet te kete masa shtese ne kete drejtim?
Absolutisht e mjaftueshme. Pakoja dhe mekanizmat qe duhet te ndertohen per mbrojtjen e komunitetit serb dhe pakicave tjera ne Kosove, jane mjaft unike dhe tejkalojne shpeshhere edhe standardet tjera, jane masa te negociuara dhe te mbeshtetura nderkombetarisht. Kemi te bejme me kompetenca, me te drejta, me privilegje te shtuara. Ajo qe duhet te ndodhe tash pas miratimit te pakos dhe te kushtetutes, qe pritet te ndodhe brenda ketij muaji, do te jete implementimi. Implementimi urgjent, i domosdoshem, ne menyre qe qytetari i zakonshem ta shohe dhe ta kete mbrojtjen adekuate nga institucionet e Kosoves.
Nderkohe, a ndihmon apo pengon, kushtimisht thene, prania e UNMIK-ut edhe pas tranzicionit ne Kosove, perkatesisht dyfishimi i misioneve nderkombetare dhe kompetencat jo te plota te institucioneve te Kosoves ne anen tjeter, qe te zgjidhen perfundimisht problemet qe preokupojne komunitetin serb ne Kosove?
Kosova keto tete vjet ka eksperiencen e vet pozitive dhe eksperienca te tjera sa i perket administrates se UNMIK-ut ne Kosove. Perfundimisht, roli, mandati dhe misioni i UNMIK-ut ne Kosove ka perfunduar me 17 shkurt. Faza e tranzicionit duhet te qartesohet dhe te perfundoje, ne menyre qe organet tjera, institucionet tjera nderkombetare, si ICO dhe EULEX, te marrin dhe te ushtrojne mandatin e tyre. Ne te kunderten, Kosova do te vazhdoje te jete me te njejtat probleme sfiduese, edhe me tutje te jene kater qeveri qe veprojne brenda nje territori, pa kompetenca te definuara, pa misione te qarta dhe qytetari i Kosoves do te vazhdoje te jetoje ne konfuzion te plote. Do te kete pengesa sigurisht ne kete faze, nese nuk arrihet te definohet qarte. Besoj se Qeveria e Kosoves duhet ta ushtroje pergjegjesine dhe duhet ta ushtroje autoritetin e vet ne gjithe territorin e Kosoves, sipas te drejtes se saj, ndersa EULEX-i eshte me mandat per ta ndihmuar, per ta monitoruar dhe per ta mbeshtetur Qeverine e Kosoves; nderkaq, ICO-ja eshte per te monitoruar nje pjese te kompetencave qe dalin si mekanizem, i cili ka mandat nderkombetar. UNMIK-u do te mbetet pa detyra realisht dhe ashtu sic ka hyre ne Kosove me mision te qarte, ashtu duhet gradualisht te terhiqet nga Kosova, perfundimisht per ta permbylle kaptinen e administrimit brenda kesaj faze, qe e ka kaluar tashme.
E permendet miratimin e kushtetutes. Kur konsideroni se duhet te hyje ne fuqi kushtetuta si dhe ligjet qe mundesojne funksionimin e Kosoves si shtet? Gjate qershorit, kur konsiderohet se permbyllet faza e tranzicionit, apo me heret?
Miratimi i kushtetutes besoj se do te ndodhe gjate muajit mars ose ne javen e pare te muajit prill. Hyrja ne fuqi eshte e lidhur me tranzicionin, qe lidhet kryesisht me mandatin dhe rolin e UNMIK-ut. Sa me shpejt qe ndodh kjo, aq me mire per te gjithe ne qe jetojme ne Kosove. Kushtetuta si organi me i larte ne shtet dhe ushtrimi i pergjegjesive kushtetuese nga institucionet e Kosoves, do te ndihmojne qe Kosova te zhvillohet pozitivisht, te funksionalizohet si shtet i ri dhe te hyje ne rrugen e gjate te integrimeve evropiane, e cila eshte rruge njedrejtimeshe per te gjithe ne. Nese vazhdohet me amulli dhe me paqartesi, sigurisht qe do te shkaktoheshin defekte te pariparueshme per te ardhmen e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›