E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjana përkrahës i Bashës: Ne kemi shumicën e Kuvendit Kombëtar të PD!

Kryetari i komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD Jemin Gjana deklaroi se sipas të dhënave ky Kuvend ka shumicën dërrmuese të delegatëve. Ai i ka dhënë fund pikëpyetjeve duke theksuar se shumica e delegatëve ndodhen në Pallatin e Kongreseve, 5004 nga 7600 që janë total. “Dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë”, tha Gjana.”Dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta” tha Gjana. “Dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve: tha Kryetari i komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD Jemin Gjana. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›