E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjashtë ish-trajnerë të Kombëtares flasin për humbjen

Ish-trajnerët e Kombëtares shqiptare, Shyqyri Rreli, Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega e Sulejman Demollari dhanë mendimin e tyre në “Sport Ekspres” e “Panorama Sport” për ndeshjen e humbur të Shqipërisë kundër Hungarisë (2-0).

RRELI – Është e kotë të përsërisim se pjesën e parë luajtëm mirë. Kjo nuk mjafton asnjëherë. Skuadra duhet të dijë dhe të reagojë. Edhe pse pësuam gol kishim mundësi për të ndryshuar rrjedhën e lojës”. (“Panorama Sport”)

BIRÇE - “Ne shkuam për të fituar, por nuk mund të fitosh pa guxuar. Duhet të guxonim të luanim me dy sulmues. Hungaria me atë që pashë është kundërshtari ynë më i dobët në grup, me përjashtim të Maltës”. (“Sport Ekspres”)

BAJKO - “Nuk mund ta fitosh ndeshjen në atë mënyrë. Bëmë diçka në pjesën e parë, por nuk bëmë asgjë në 90 minuta. Mendoj se lojtarët që pamë kundër Hungarisë, nuk e dinë se ç’ profesion kanë”. (“Sport Ekspres”)

HAFIZI - “Zhvilluam një pjesë të parë të kënaqshme, në të dytën pashë një kombëtare në rënie të lirë, çka ndikoi edhe në rezultat. Thuajse të gjithë lojtarët u dukën të lodhur dhe të pafuqishëm”. (“Sport Ekspres”)

ZHEGA - “Zhvilluam 45 minuta të para një ndeshje shumë të mirë dhe në mbrojtje, por në 45 minutat e dyta ne u shpërfytyruam. U përpoqëm të bënim gjëra të improvizuara. Hungarezët shfrytëzuan shthurjen tonë dhe na ndëshkuan”. (“Sport Ekspres”)

DEMOLLARI – “Unë jam gjithmonë i parimit që në fushë hyjnë lojtarët më të mirë, pavarësisht se ku luajnë ata. Gjë që nuk ndodhi kundër Hungarisë. Hynë në fushë lojtarë të dëmtuar, ose që nuk janë as në 30 për qind të formës së tyre”. (“Panorama Sport”)

E Hene, 13 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›