E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqiri e Curri: Mbajmë përgjegjësi për golat e Hungarisë

Elvin Beqiri pranoi për “Sportin Shqiptar” përgjegjësinë në shënimin e golit të parë të Hungarisë. “Isha unë ai që mbuloja Torgelen. E ndjemë shumë si ekip atë gol”. Mbrojtësi shkodran flet edhe për Portugalinë: “Kemi dhënë prova që me ekipe të forta luajmë shumë mirë”.

Edhe mbrojtësi Debatik Curri pohoi se kishte përgjegjësi në golin e dytë të Hungarisë. “U përpoqa, - thotë ai për ‘Panorama Sport’, - të mbuloja kundërshtarin, por gjërat nuk shkuan mirë dhe padyshim, tani që e shoh më me qetësi atë moment, mendoj se mund të kisha bërë më shumë”. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës për Portugalinë: “Në letër ata janë superfavoritë, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

E Hene, 13 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›