Lorik Cana: “Kundër Portugalisë të luajmë fort në mesfushë”

Lorik Cana është i drejtpërdrejtë në analizën e tij për humbjen 2-0 të Shqipërisë kundër Hungarisë në Budapest. “Gabuam në disa momente kyçe, - tha ai për ‘Sport Ekspres’, - dhe për këtë arsye morëm dhe humbjen. Më vjen keq që zhgënjyem”. Kapiteni i Olimpikut të Marsejës flet për ndeshjen kundër Portugalisë, ditën e mërkurë (21:15): “Duhet të luajmë fort në mesfushë”. Roli i tij në zemër të mbrojtjes? “Pres të më shërohet gjuri dhe të shohim”. Cana flet edhe për veten: “Dua që Shqipëria të jetë një Marsejë në Europë. Kam edhe dhjetë vite me përfaqësuesen”.
E Hene, 13 Tetor 2008
E Hene, 13 Tetor 2008