Gjashte vetevrasje ne 4 dite
Dy te rinj jane vetevrare kater dite me pare, per motive ende te pasqaruara. Gentian Toska, 30 vjec, me origjine nga qyteti i Beratit, eshte hedhur nga kati i katert i nje pallati ne lagjen 18, te qytetit te Durresit, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Pista ne te cilen po zhvillohen hetimet mbetet ajo e nje depresioni, qe ka cuar 30-vjecarin drejt vetevrasjes. Nderkohe, nje 22-vjecare, nga fshati Xhafzotaj, i rrethit te Durresit, nderroi jete te njejten dite ne spitalin rajonal te Durresit, pas gati 12 oresh lufte me vdekjen. Lorena Aliaj dyshohet se ka vdekur si pasoje e perdorimit te lendeve helmuese, te cilat mendohet se i ka konsumuar ne kushtet e depresionit. Por, akti i ekspertimit do te percaktoje shkakun e vdekjes, pasi, sipas disa eksperteve, nje tjeter piste e mundshme eshte ajo e nje vdekjeje natyrale nga nje atak kardiak. Ndersa vetevrasja e dy diteve me pare e Mira Llanit, e con ne tre numrin e personave qe zgjedhin veteflijimin. Kater dite me pare edhe nje vajze ne Elbasan ka tentuar vetevrasjen, duke u hedhur ne shinat e trenit, ndersa dy te moshuarit e Peqinit e kane cuar ne gjashte numrin e viktimave te vetvetes ne ditet e para te vitit 2008.