Ministria në pritje të dëshmisë së Qeskës

Prishtinë, 23 gusht – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke punuar në atë drejtim që t’i japë sqarime shtesë presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për punën e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, shkruan sot Koha Ditore. Por një gjë të tillë nuk është duke e bërë edhe Komisioni Qendror Zgjedhor. Prej të dy këtyre organizmave Sejdiu ka kërkuar sqarime shtesë, në mënyrë që të marrë një pozicion pro apo kundër organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Qeska, është kthyer në postin që e kishte fituar në nëntorin e vitit të kaluar, e nga i cili kishte dhënë dorëheqjen më 1 korrik të këtij viti, të hënën e javës që lamë, pas dyzet e pesë ditësh.
Zëdhënësja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Lumnije Demi, ka thënë të dielën për gazetën se MAPL-ja është riangazhuar që t’i japë hollësitë shtesë për presidentin.
“Pas fazës së parë kur Qeska kishte dhënë dorëheqjen dhe e kishte paraqitur një gjë të tillë në MAPL dhe ne e kishim njoftuar presidentin, tash në fazën e dytë pas kthimit të tij në punë, MAPL-ja ka kërkuar nga ai që të paraqesë argumentet ose dokumentet zyrtare, që do ta arsyetonin mungesën e tij në punë, siç ka thënë ai, për shkaqe shëndetësore”, ka treguar Demi. “Prej ditës kur është kthyer zoti Qeska në punë, ne jemi në pritje të ofrimit të dëshmisë së tij dhe deri më tash ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, kur ta bëjë atë patjetër se do të njoftohet presidenti”.
Në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë thënë se askush nuk është duke u marrë me punën e sqarimeve shtesë, të cilat i ka kërkuar presidenti i Kosovës, sepse institucioni organizativ zgjedhor nuk është i thirrur me ligj që ta bëjë një gjë të tillë asnjëherë. Njëri nga anëtarët e këtij trupi, i cili nuk ka dashur të dalë nga anonimiteti, siç ka arsyetuar, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se KQZ-ja është futur në rastin Qeska, siç është shprehur ai, shumë paushall nga presidenti. “KQZ-ja është përmendur për t’u arsyetuar mosveprimi për të shpallur zgjedhjet ashtu siç është dashur”, ka thënë ai.
I kontaktuar nga gazeta, zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, nuk ka dashur të flasë për punën e “kryetarit” të Rahovecit.
“Jam në pushim unë ende, këqyr, thirre tjetërkënd”, ka udhëzuar ai. Në Presidencën e Kosovës kanë thënë se i pari i vendit ende nuk është përcaktuar përfundimisht rreth rastit të organizmit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit. “Presidenti do të presë sqarimet e nevojshme nga institucionet përkatëse, në këtë rast nga KQZ-ja dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të gjithë asaj që ka ndodhur, që të japin sqarimet shtesë se a ka bërë shkelje ligjore kryetari Qeska apo jo, dhe tani të dalë me një qëndrim të qartë”, ka theksuar këshilltari për media i Presidencës, Xhavit Beqiri.
“Nëse kryetari Qeska argumenton se s’ka bërë shkelje të obligimeve të tij si kryetar komune dhe është kthyer brenda afatit ligjor, atëherë s’ka nevojë që të shpallen zgjedhjet, mirëpo nëse ai i ka shkelur ato, atëherë sigurisht se presidenti do ta shikojë qëndrimin e tij”.
Në anën tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë të vendosur që po qe se presidenti i Kosovës nuk i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit, të shfrytëzojnë rrugë të tjera për t’ia pamundësuar Qeskës që ta ushtrojë funksionin e të parit të Rahovecit. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar masat që do t’i ndërmarrë partia e tij. “Do të kundërshtojmë secilin vendim të zgjedhur nga kryetari jolegjitim, zoti Qeska, do të procedojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, është shprehur ai.
Ditë më parë edhe Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec bashkë me atë të AAK-së dhe të Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim i kanë kërkuar presidentit të Kosovës që të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Rahovecit. Një lutje që të ndikojë te Sejdiu ia kanë adresuar edhe shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare,njëherësh përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, por e cila s’ka prodhuar efekt të dëshiruar për ta. “I takon presidentit të Kosovës se kur do të thërrasë zgjedhjet në pajtim me ligjin”, ka thënë zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller-Berner.
Sipas nenit 56 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, mandati i kryetarit të komunës përfundon: a) kur ta kryejë mandatin e tij; b) nëse vdes; c) nëse jep dorëheqje; d) nëse ndërron vendbanimin në komunë tjetër; e) nëse nuk paraqitet në punë për më shumë se 1 muaj pa arsye; f) nëse shkarkohet nga detyra në pajtim me këtë ligj; g) në rast të vendimit përfundimtar të gjyqit që e privon kryetarin e komunës nga cilësia juridike; dhe h) në rast të dënimit për vepër penale me një urdhër për burgim për gjashtë muaj ose më tepër.