E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate shtatorit jane prodhuar 5.3 miliarde kwh energji

Nderkohe rreth 2 miliarde kwh jane eksportuar ndersa nje pjese e vogel per mbulimin e humbjeve nga OST.

Drejtori i pergjithshem i KESH-it Engjell Zeqo theksoi sot se niveli i Fierzes aktualisht eshte 284.5 m gje qe sipas tij garanton nje furnizim te sigurt me energji edhe per kete pjese te vitit ku priten te shtohen edhe reshjet. Duke bere te ditur masat per remontet ne te gjithe agregatet prodhues

Zeqo tha se remonte jane kryer ne portat e shkarkimit ku vjet pati nje defekt ne porten nr. 4 te shkarkimit ne HEC-in e Fierzes cka shkaktoi edhe probleme. Jane marre te gjitha masat per sigurine e digave dhe me Komitetin e Digave kemi kontaktuar per te bere te mundur nje nderhyrje ne pjesen e poshtme te HEC-it te Fierzes per te rritur shkarkimin dhe sigurine e punes.

Drejtori i KESH-it prezantoi edhe situaten financiare te kompanise. Kete vit si pasoje e eksportit dhe pagesave nga OSSH kemi mbyllur nje vlere rreth 70 milione eurosh te over-drafteve dhe kredive te mara nga ministria e Financave. Nga 150 milione euro qe ishte ne fillim te vitit kredia e marre nga KESH sot jemi ne nje vlere prej 80 milione eurosh borxh tha Zeqo. Sipas tij po importohen rreth 1-3 milione kwh energji elektrike ne dite nga Kosova sasi qe ishte depozituar qe ne fillim te viti.

2010-09-20 1446

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›