E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjate vizites se tij ne qytetin e Kukesit Kryeministri Fatos Nano, eshte takuar edhe me krytarin e Shoqates se te Permbyturve te tokave nga Liqeni i Fierzes si dhe perfaqesues te tjere te kesaj shoqat

Gjate vizites se tij ne qytetin e Kukesit Kryeministri Fatos Nano, eshte takuar edhe me krytarin e Shoqates se te Permbyturve te tokave nga Liqeni i Fierzes si dhe perfaqesues te tjere te kesaj shoqate.

Kryeministri pasi ka degjuar me vemendje problemet e tyre ka theksuar se, per to do te kete zgjidhje te qendrueshme ligjore te cilat e integrojne kete pjese te shoqerise ne zhvillimet e vendit. Eshte e rendesishme, theksoi Kryeministri, qe ne kete drejtim po punohet dhe ju garantoj qe zgjidhja e kesaj çeshtjeje do te jete e drejte dhe plotesisht me perfshirjen e te gjithe komponenteve qe ju integrojne ju ne zhvillimet e shoqerise sone.

Kryeministri ka permendur si komponente te integrimit edhe projektet ne infrastrukture, ne energji, uje, projekte sociale si dhe kompensimin e pronave sipas standarteve te legjislacionit shqiptar.

Gjithashtu Kryeministri ka theksuar se nuk do te lejoje askend qe te shfrytezoje problemet tuaja dhe emocionet e momentit, per interesa te vogla dhe te qellimshme. Nese ndodh keshtu une do te vij vete t'iu takoj dhe do te demaskoj çdokend qe kerkon te abuzoje duke u servirur zgjidhje te tipit "disa thase me miell".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›